English

Përmbytjet, 1455 familje në Shkodër e Lezhë tërheqin dëmshpërblimin në postë

Orari i tërheqjes së pagesave me zero komision në zyrat postare është nga 08.00 - 18.00. Listëpagesat e përfituesve dhe grafikët janë shpallur në zyrat postare të pagesave në të dy qarqet. Dëmshpërblimi mund të tërhiqet deri me 31 maj 2010. Numri i familjeve përfituese në Qarkun Shkodër është 4135 familje dhe Lezhë 209 familje. Ja zonat ku ka mbaruar procesi

Tiranë, 26 Prill NOA - Prej 20 marsit kur Posta Shqiptare nisi shpërndarjen falas (me zero komision) të fondit të qeverisë për familjet e prekura nga përmbytjet në Qarkun Shkodër dhe vetëm para 3 ditësh në Qarkun Lezhë, deri më sot ka shkuar 1455 numri i familjeve që kanë tërhequr dëmshpërblimin në sportele.

Numri i familjeve përfituese në Qarkun Shkodër është 4135 dhe në harkun e një jave janë 1280 familje që kanë tërhequr dëmshpërblimin në zyrat postare ku procesi ka përfunduar për komunat (Velipojë, Vau i Dejës, Shkodër, Koplik, Komuna Qendër Koplik, Gruemirë dhe Kastrat).

Në Qarkun Lezhë nga 209 familje përfituese të fondit të qeverisë deri më sot kanë mundur të marrin dëmshpërblimin ne harkun e 3 ditëve 169 familje dhe procesi ka mbaruar në Shëngjin. Orari i pagesave në zyrat postare në të dy qarqet është nga 08.00 - 18.00.

Grafikët e pagesave janë të afishuara në çdo zyrë postare të njësive të qeverisjes vendore. Shtetasit përfitues duhet të paraqiten në zyrat postare të njësive të qeverisjes vendore me një dokument identifikimi i cili mund të jetë; kartë identiteti, pasaportë biometrike ose pasaportë e vlefshme si dhe do të firmos në listëpagesë sipas formatit të percaktuar në të; emër, mbiemër, firmë.

Punonjësi i zyrës postare do të bëjë verifikimin e personit me listat e dërguara nga njësia e qeverisjes vendore dhe më pas do të paguajë vlerën përkatëse duke e pajisur përfituesin me mandat arketimi.

Pagesat do të kryhen deri në datën 31 maj 2010. Nëse ky fond nuk do të jetë shpërndarë deri me këtë datë për arsye subjektive ku për shembull të mos paraqitjes së qytetarëve deri në këtë datë për pagesat e pakryera deri do të mbahet akt-rakordim midis zyrave postare dhe njësive të qeverisjes vendore nga njëra anë, dhe nga ana tjetër midis Qarkut Shkodër dhe Filialit të Postës Shkodër; qarkut Lezhë dhe Filialit te Postës Lezhë.

m.h/r.n/NOA

KOMENTE