Fier, 26 prill, NOA - Eshtë shtyrë sërish seanca gjyqësore për shkeljet e përfolura si të kryera gjatë procesit të 28 qershorit në komunën e Ruzhdies në Fier, ku rezultojnë si të akuzuar për shpërdorim detyre, si dhe falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve disa komisionerë të komisioneve zgjedhore.
Bëhet me dijeni se seanca gjyqësore e radhës është shtyrë për në datën 5 maj dhe shkak për këtë është bërë mungesa e avokatëve dhe dy të pandehurve të saj.
Nga ana e tij, prokurori i çështjes ka kërkuar që të mos ketë një avokat mbrojtës për disa klientë.
n.e/NOA