Angli, 26 Prill NOA - Tashmë mund të themi se jemi shumë pranë një akordi të gjendur midis skuadrave të Juventusit dhe Liverpulit dhe kjo për ardhjen e teknikut spanjoll Rafa Benitez në Torino.
Akordi në fjalë mund të ketë përfundimin e tij pikërisht javën e ardhshme dhe në lidhje me këtë fakt ka lënë dhe mesazhin tij, Fernando Torres.
Vetë lojtari i Livepulit në një intervistë të dhënë për mediat angleze ka lënë të kuptohet se ai kërkon të ndjekë teknikun e tij dhe me shumë mundësi mund të shkojë në radhët e Juventusit së bashku me Benitezin.
Sipas shtypit të këtij vendi ai vetë ka pohuar dëshirën e tij për të provuar eksperienca të reja në karrierën e tij dhe për këtë fakt "el nino" sezonin e ardhshëm, kjo duke parë dhe gjendjen aktuale të Liverpulit, mund të kalojë në radhët e ndonjë ekip tjetër, ku me shumë mundësi do të jetë pikërisht Juventusi.
r.b/NOA