Lezhë, 26 prill, NOA - I pajisur me armë zjarri, është nisur të vrasë një person, por në konflikt e sipër, ka mbetur i plagosur rëndë prej tij.
Bëhet fjalë për 42-vjeçarin Ndue Rrasa, banues në fshatin Ishull-Lezhë i cili pranë një lavazhi, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë më armë zjarri 21-vjeçarin Feliks Lekaj, edhe ky banues i këtij fshati të Lezhës.
E ndërsa ka shkëmbyer zjarr me të, ka mbetur i plagosur rëndë nga 21-vjeçari, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se Rrasa tani është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht, po kurohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ndërsa Feliks Lekaj është shpallur në kërkim.
Materialet e mëtejshme i kaluan prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
n.e/NOA