English

Zbardhet raporti, ja vlerësimet e KE për 4 blloqet e Udhërrëfyesit për vizat

Heqja e vizave, NOA publikon datën: 31 Tetor 2010

Vizat, zbardhen të gjitha vlerësimet e KE

KiE: Të rifillojë dialogu në Parlament

Dade: Berisha na e ka fajin për vizat

Basha: Vizat, presim përgjigje pozitive

EKSKLUZIVE/ Agjencia NOA ka siguruar vlerësimin e plotë të Komisionit Evropian, për shkallën e plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Publikohen ekskluzivisht të katër blloqet

Bruksel, 26 Prill 2010 NOA - Zbardhet raporti i plotë me vlerësimet e Komisionit Europian për shkallën e plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të Udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, agjencia NOA siguron materialin e plotë dhe ju sjell detajet për të katër blloqet. Në detajet që gjeni më poshtë, nga ekspertët e Komisionit Evropian vërehet se ka patur një progres të konsiderueshëm në këto blloqe të udhërrëfyesit.

Blloku 1 - Siguria e dokumenteve. Komisioni vlerëson se janë plotësuar të gjitha kushtet lidhur me prodhimin e pasaportave biometrike (497 mijë pasaporta të lëshuara deri më 9 prill, sigurinë në procesin e aplikimit, personalizimit gjatë prodhimit dhe shpërndarjes. Personeli që merret me procesin e personalizimit është i trajnuar në mënyrën e duhur dhe është minimalizuar rreziku i korrupsionit apo mashtrimit në këtë proces.

Lidhur me certifikatat, Regjistri Elektronik i Gjendjes Civile është burimi i vetëm i të dhënave të gjendjes civile dhe çdo qytetar ka një numër unik të përhershëm të identitetit

Blloku 2 - Migracioni ilegal, përfshirë ripranimin.

Vlerësimi i Komisionit është se Shqipëria ka bërë një progres domethënës në drejtim të sigurisë së kufijve, sistemit të azilit dhe migracionit.

Në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve i gjithë legjislacioni i duhur është në fuqi dhe po zbatohet me korrektësi, si Ligji i Kontrollit dhe Mbikëqyrjes së Kufijve, Strategjia dhe Plani i Veprimit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Është forcuar bashkëpunimi mes agjencive që veprojnë në kufi ndërsa në janar ka filluar nga puna Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare.

Ka vijuar përmirësimi i infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar dhe pajisje të tjera moderne janë parashikuar të instalohen gjatë vitit 2010. Burimet njerëzore janë forcuar dhe trajnimi i tyre bëhen në bazë të kurrikulave të hartuara në bashkëpunim me FRONTEX (Agjencia Europiane e Sigurisë së Kufijve). Në fushën e Azilit, Komisioni vlerëson se Shqipëria ka një sistem funksional dhe kuadri ligjor në këtë drejtim është forcuar në përputhje me standardet e BE-së. Për sa i përket migracionit, ka një zbatim të plotë të Ligjit të të Huajve (hyrë në fuqi në 2009). Regjistri i të huajve është bërë funksional në shkurt 2010 dhe ka përfunduar Qendra e të huajve me qëndrim të parregullt.

Blloku 3 - Rendi publik dhe siguria. Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë progres thelbësor në përmbushjen e detyrimeve lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave si dhe në drejtim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër këtyre fenomeneve. Strategjitë përkatëse dhe Planet e Veprimit po zbatohen në të gjitha fushat e Bllokut 3.

Është evidentuar progres në njehsimin e kuadrit të brendshëm ligjor me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ka përpjekje të vazhdueshme në luftën kundër trafikimit të drogës dhe të qenieve njerëzore. Ka progres në fuqizimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër pastrimit të parave. Ka një numër në rritje të rasteve të hetuara dhe në ndjekje të krimit të organizuar.

Shkëmbimi i informacionit ndërmjet agjencive të forcimit të ligjit ka përparuar në mënyre domethënëse nëpërmjet shtrirjes së sistemit MEMEX në të gjitha drejtoritë e policisë rajonale dhe drejtoritë e policisë kufitare. Bashkëpunimi në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit është rritur ndjeshëm me punën e kryer nga Njësitë e Përbashkëta të Hetimit në gjashtë rrethet e vendit.

Bashkëpunim efektiv është regjistruar me autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e bashkëpunimit juridik në çështjet penale dhe ka pasur investigime të suksesshme me agjencitë e huaja të forcimit të ligjit.

Blloku 4 - Marrëdhëniet me Jashtë dhe të drejtat themelore. Në raportin e vlerësimit të Komisionit arrihet në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres shumë të mirë dhe i ka përmbushur detyrimet në fushën e të drejtave themelore.

Kështu, në shkurt 2010 është miratuar Ligji për Antidiskriminimin, ligj i cili parashikon krijimin e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri ka kompetenca të gjera, me anë të të cilave sigurohet asistenca për viktimat nga diskriminimi si dhe gjobat në rastet e shkeljes së ligjit. Lidhur me Romët, Komisioni vlerëson se është shënuar progres në drejtim të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për përmirësimin e kushteve të jetesës së komunitetit Rom dhe Planit të Veprimit të Dekadës së Romëve, në fushën e arsimit, kulturës dhe punësimit.

Janë krijuar kushte lehtësimi për regjistrimin në gjendjen civile të komunitetit Rom", - përfundon raporti i zbardhur nga NOA.

r.n/NOA

KOMENTE