Budapest, 26 prill, NOA - Partia konservatore e djathtë, Fidesz, ka arritur një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan dje në Hungari.
Sipas të dhënave zyrtare që konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këtë vend, partia e deritanishme opozitare ka fituar 263 vende nga 386 vende gjithsej në parlament.
Me këtë rezultat kryeministri i ardhshëm,Viktor Orban, mund të qeverisë me një shumicë prej dy të tretave, që bën të mundur edhe ndryshimet kushtetuese.
Ndërsa socialistët qeverisës aktualë kanë fituar vetëm 59 mandate, partia anti-semite dhe rome, Jobbik ka fituar 47 mandate dhe ekologjistët 16 vende.
n.e/NOA