English

Basha: Shqipëria do ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave

Tiranë, 27 prill, NOA - Shqipëria do të ofrojë mbështetjen e plotë dhe përvojën e duhur për autoritetet kosovare në rrugën e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, sapo Kosovës t'i paraqitet udhërrëfyesi përkatës nga Komisioni Europian.

Kështu deklaroi ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha gjatë takimit me një delegacion të komisionit parlamentar për Mbikqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga Berim Ramosaj.

Ai u shprehu deputetëve të Kosovës, gatishmërinë e autoriteteve shqiptare për të ofruar përvojën e fituar në përmbushjen e kritereve dhe standarteve europiane në fushën e sigurisë së dokumenteve të identitetit, kontrollit kufitar dhe në fushën e rendit e sigurisë publike.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht edhe mbi bashkëpunimin dypalësh në kuadër të proceseve integruese dhe të përfaqësimit të Kosovës, të kontributit për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, përmirësimin e kuadrit ligjor në fokusin e praktikave më të mira ndërkombëtare etj.

n.e/NOA

KOMENTE