English

Baza ushtarake ruse në Krime, Ukraina i thotë "Po"

Kiev, 27 prill, NOA - Ukraina i ka thënë "Po" ndërtimit të një baze ushtarake ruse në gjirin e Krimesë.Kështu, parlamentet e Ukrainës dhe Rusisë kanë miratuar sot marrëveshjen që i lejon marinës ushtarake ruse ta përdorë deri në vitin 2042 një bazë ushtarake në Krime, e nënshkruar kjo më 21 prill mes presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç dhe homologut të tij rus, Dimitri Medvedev.

Ndërkaq, kryeministri i Rusisë Vladimir Putin është takuar dje në mbrëmje me krerët ukrainas dhe ka propozuar për të bashkëpunuar në fushën e energjisë bërthamore.

Dhe Janukoviç i cili një ditë më parë përkujtoi 24-vjetorin e katastrofës së energjisë bërthamore të Çernobilit, shprehu interes rreth planit të Putin.

m.xh/NOA

KOMENTE