Tiranë, 27 prill, NOA - Letra e kongresmenit amerikan Bill Delahunt për situatën politike në Shqipëri është interpretuar nga Partia Socialiste si një mbështetje e kauzës së saj. Sekretarja për Marrëdhënie Ndërkombëtare në PS, Arta Dade deklaroi sot se bindja e kongresmenit se kriza do të zgjidhet duke bërë transparencën e plotë të procesit elektoral "është në përputhje me atë që opozita e ka kthyer në kauzën e saj dhe që është mbështetur nga faktorë të rëndësishëm të institucioneve euro-atlantike".
Dade theksoi se hapja e kutive dhe konsolidimi i ligjeve nuk është vetëm në të mirën e Partisë Socialiste, por është në të mirë të Shqipërisë dhe "konsolidimit të marrëdhënieve me SHBA-ve".
Një ditë më parë Kryetari i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kongresmeni Bill Delahunt i dërgoi një letër Kryeministrit Berisha ku shprehet shqetësimet për situatën politike në vend.
m.xh/NOA