Tiranë, 27 Prill NOA/ Milena Selimi - "Ecletnica Pagus" vjen në Tiranë, në kuadër të Sezonit të Madh të Eventeve: "Italia e Shqipëria 2010: "Dy Popuj, një Det, një Miqësi", promovuar nga Ambasada Italiane në Shqipëri. Ky koncert, i organizuar nga Rajoni i Molisës vazhdon promovimin e aktiviteteve në kuadër të Sezonit të Madh të Eventeve: "Italia e Shqipëria 2010".
Koncerti u mbajt mbrëmë në orën 21.30 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. Me mjeshtërinë dhe veçantinë e muzikës vendase, grupi "Ecletnica Pagus" vjen nga Rajoni i "Molise" për publikun shqiptar.
Gjithmonë të ftuar special në emisionin e suksesshëm italian "Maurizio Costanzo Show", muzika unike që ata sjellin karakterizohet nga një ndërthurje e stilit etnik-folkloristik me atë klasik.
Janë të pafundme koncertet e tyre nëpër botë: Francë, Zvicër, Gjermani, Spanjë, Belgjikë, Poloni, Bosnje, Turqi, Angli, SHBA, Kanada, Russi e së fundmi mbërritën edhe në Shqipëri.
m.s/NOA