Tiranë, 27 prill, NOA - "Përvoja italiane dhe shqiptare: zhvillimi lokal dhe rritja e vlerës së territorit", është titulli i konferencës që do të zhvillohet nesër në mjediset e Muzeut Kombëtar në Tiranë, në vazhdën e eventeve të ambasadës italiane "Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi".
Ajo synon të jetë një moment takimi mes eksperteve italianë dhe shqiptarë të fushës së zhvillimit lokal për të diskutuar së bashku mbi fazat nëpër të cilat ka kaluar zhvillimi ekonomik e shoqëror i Italisë si dhe aktualiteti i tyre në kontekstin shqiptar.
Pjesëmarrja e studiuesve e punonjësve shkencorë të shquar, të gjithë ekspertë të mirënjohur në planin ndërkombëtar, do të bëjë të mundur krijimin e një kuadri të përgjithshëm, duke trajtuar aspekte të ndryshme të tematikës së zhvillimit lokal dhe të sfidave me të cilat krahinat duhet të përballen në kontekstin e globalizimit.
n.e/NOA