English

Franko Fratini në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 27 prill, NOA - Ministri i jashtëm italian, Frankio Fratini, nesër do të vizitojë Kosovën. Veç takimeve me drejtuesit e shtetit, Fratini do të mbajë edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës njofton se me rastin e kësaj vizite do të zhvillohet një seancë solemne.

Në orën 16:15, Fratini do të takohet me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, ndërsa në orën 16:45 do të nis dhe seanca e veçantë për nder të ministrit të Jashtëm italian.

Vizita e ministrit të Jashtëm italian është pjesë e një turi që Fratini po zhvillon në gjithë rajonin e Ballkanit Perendimor, para zhvillimit të takimit të Sarajevës, ku do të diskutohet për perspektivën evropiane të Ballkanit.

m.xh/NOA

KOMENTE