Tiranë, 27 prill, NOA - Policia e Tiranës ka sekuestruar tetë kilogramë cannabis sattiva dhe ka bërë të mundur arrestimin e një personi. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmshme në Kamëz. I arrestuari është Artan Rexhep Mema, 25 vjeç, banues në Kamëz të Tiranës.
Sipas policisë ndalimi i tij u bë pas kontrollit të automjetin tip "Volsvagen Venta", me targa TR 6727 N, ku u gjet dhe sasia e drogës.
Policia sqaron se bashkë me drogën i është sekuestruar dhe makina me të cilën e transportonte si dhe celulari.
Konfiskimi i celularit është bërë për të zbuluar dhe bashkëpuntorët e mundëshëm, apo personat që do të blinin drogën.
m.xh/NOA