English

Kozenca, fetusi mbijeton 2 ditë pas abortit

Kozenca, 27 prill, NOA - Një zbulim i pabesueshëm është bërë në spitalin e Rossanos, ku një grua kishte shkuar për një abort: Embrioni 22-javësh ka vazhduar të jetojë edhe pas abortit, pavarësisht se ishte vendosur në një pako pa marrë kujdesin infermieror.

Ishte prifti që kuptoi se merrte ende frymë, kur erdhi për t'u lutur.

Fetusi i cili vuante nga një cen (dhe ishte pikërisht për shkak të cenit që nëna kishte bërë abort terapeutik) është dërguar menjëherë në repartin e lindjeve të spitalit "Annunziata" në Kozenca.

Megjithë përpjekjet e mjekëve fetusi që i shpëtoi një ndërhyrjeje për ndërprerjen e shtatzënisë vdiq pas dy ditësh.

Policia po heton çështjen, nën koordinimin e Prokurorisë të Rossanos lidhur me përgjegjësinë e personelit shëndetësor që ka nuk monitoruar fetusin pas dëbimit.

a.k/NOA

KOMENTE