English

Kryeministri serb i Bosnjës: Srebrenica nuk ishte gjenocid

Beograd, 27 prill, NOA - Kryeministri serb i Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se populli kurrë nuk do ta pranoj se Srebrenica ishte gjenocid. Këtë qëndrim ai e bëri për të gazetën e Beogradit, "Veçernje Novosti".

Ky është dhe qëndrimi më mohues që është mbajtur ndaj një prej krimeve më të mëdha të fundi të shekullit të kaluar.

Masakra e Srebrenicës, në të cilën janë vrarë afro 8 mijë myslimanë të Bosnjës, është e vetmja ngjarje e luftës në Bosnjë, gjatë viteve 1992 - 1995, që është vlerësuar si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nga Tribunali i Hagës për Krime të Luftës.

Raporti i hetuesve thotë se forcat serbe të Bosnjës kanë ekzekutuar 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e kishin marrë kontrollin ndaj qytetit, më 11 korrik të vitit 1995.

Qëndrimi i Dodik shkon në linjën e mohimit dhe të mungesës së qartësisë historike. Ai ka thënë se në atë masakër janë vrarë vetëm 3500 njerëz.

Intervista e Milorad Dodikut është publikuar në të njëjtën ditë, derisa kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzhe Bramerc, pritet që për të parën herë të vizitoj Srebrenicën.

NOA/RFE

KOMENTE