Tiranë, 27 prill, NOA - Qeveria do të financojë sistemet e dixhitalizimit të librave, në mënyrë që fondi i gjithë librave që disponohen nga Biblioteka Kombëtare të bëhet i disponueshëm në mënyrë elektronike.
Një premtim të tillë, kryeministri Berisha e bëri gjatë ceremonisë së përkujtimit në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të 100-vjetorit të librit të Ismail Malosmanit.
"Jam i nderuar që ndodhem këtu në 100-vjetorin e shtëpisë botuese më të madhe të të gjitha kohërave, Ismail Malosmanit", ka bërë me dije kreu i qeverisë.
Më tej, ai dha si këshillë që Biblioteka Kombëtare të ruajë librat e vjetër, pasi është fakt, që ajo ka një fond shumë të pasur librash të botuar në të gjitha kohërat.
n.e/NOA