Tiranë, 27 prill, NOA - Komisioni Parlamentar për Politikën e Jashtme zhvilloi sot seancën dëgjimore me dy kandidatë për ambasadorë. Zëvendësimet në trupin diplomatik kanë të bëjnë me dy ambasada; në Belgjikë dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për në Belgjikë u prezantua para deputetëve, Ilir Tepelena, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe, Behar Bejko.
Dy diplomatët e karrierës prezantuan para Komisionit të Jashtëm prioritetet e punës së tyre dhe njohuritë që kishin për vendet ku do të shërbenin.
m.xh/NOA