English

Ministrat e Transportit të rajonit diskutojnë për projekte hekurudhore

Kolashin, (Mali i Zi), 27 prill, NOA - Zhvillimi i transportit multi-modal, ose siç njihet ndryshe transport i kombinuar me më shumë se një mjet udhëtimi, ka qenë tema që takimit të zhvilluar në Mal të Zi mes vendeve anëtare të Nismës së Europës Qëndrore.

Në këtë takimi ku ishin të ftuar Ministrat e Transporteve të Nismës së Europës Qëndrore, përfaqësues të Komisionit Europian dhe të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka qenë i pranishëm dhe ministri i Transportit, Sokol Olldashi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë që ka transporti multi- modal si një shtyllë kryesore në zhvillimin e ekonomisë rajonale.

Gjatë diskutimit u pasqyrua dhe nivelin i zhvillimit të transportit multi-modal në vendet anëtare të Nismës së Europës Qëndrore si dhe mundësia e përgatitjes të projekteve të reja rajonale për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori

Ndër rekomandimet dhe konkluzionet më të rëndësishme të këtij takimi ishte rëndësia e përfshirjes së sektorit privat në projekte në partneritet me sektorin publik, si dhe përparësia që duhet ti jepet zhvillimit të transportit hekurudhor, si një transport me një kosto më të ulët dhe që ndikon më pak në ndotjen e ambientit, njofton zyra e shtypit e ministrisë së transporteve.

m.xh/NOA

KOMENTE