English

Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokristiane

Tiranë, 27 prill, NOA - Partia Demokristiane do të mbledh nesër organin më të lartë drejtues të partisë, Këshillin Kombëtar. Takimi do të zhvillohet në orën 14.00, në Hotel Tirana.

Në këtë takim do të votëbesohen dhe do të zgjidhen drejtuesit më të lartë të Partisë Demokristiane.

Zyra e shtypit e PDK njofton se në këtë aktivitet do të prezantohet dhe aderimi në strukturat më të larta drejtuese të PDK, si President i Asamblesë Kombëtare, një nder politikanet e njohur shqiptarë.

m.xh/NOA

KOMENTE