Tiranë, 27 prill, NOA - Në kuadrin e stinës së madhe të aktiviteteve "Italia dhe Shqipëria 2010: "Dy popuj, një det, një miqësi" është menduar nga organizatorët edhe projeksioni i disa filmave të Federico Fellinit në Tiranë.
"Ditët e Fellinit" do të nisin sot, në një seksion tjetër të kinemasë italiane, me të famshmin film "I vitelloni" që shfaqet në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar, një komedi me aktorët: Leopoldo Trieste, Alberto Sordi, Franco Interlenghi, Franco Fabrizi, Leonora Ruffo.
Ky program zgjerohet edhe me projeksionet në kinemanë e Akademisë "Marubi" të filmit "Roma", të cilin Fellini e realizoi më 1972.
"Ditët e Fellinit" do të sjellin projeksione të regjisorit në Tiranë ndërmjet datave 3-7 maj 2010. Si një nga shfaqjet më të rëndësishme të këtij eventi përmendet shfaqja e filmit "La dolce vita", i cili do të prezantohet në datën 3 maj, në orën 17:00, në sallën "Nënë Tereza" në Pallatin e Kulturës në Tiranë. Ky film do të prezantohet kritiku italian Roberto Chiesi.
Programi filmik "Ditët e Fellinit" vazhdojnë më 4-7 maj, në të njëjtën sallë, ku në orën 15:30 do të shfaqen kryevepra të tjera të regjisorit italian si " 8 e ½", "Fellini Satyricon" dhe "Casanova".
m.s/NOA