Konferencë për shtyp e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani mbi vendimmarrjen e politikës monetare të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Ju informojmë se nesër, ditë e mërkurë, datë 28 prill 2010, ora 14.00, në ambientet e hollit të Bankës së Shqipërisë, do të zhvillohet konferenca e radhës e Guvernatorit pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës për vendimmarrjen e politikës monetare.
Banka e Shqipërisë fton të gjithë gazetarët e medias së shkruar dhe asaj elektronike që të marrin pjesë në këtë konferencë për shtyp.