English

Pasuritë e patundshme do të regjistrohen nga e para

Tiranë, 27 prill, NOA - Të gjitha pasuritë e paluajtshme; prona, shtëpi, apo dyqane, të ndërtuara para dhe pas viteve 90 do të regjistrohen edhe një herë. Ndaj në se keni mangësi në dokumentacion apo probleme në të dhënat e pasurisë tuaj është koha të interesoheni për të bërë korrigjimet përkatëse.

Përfaqësues të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme thonë se ky proces është duke u zhvilluar në zonat urbane të qyteteve kryesore, ku ka patur edhe ndryshime të mëdha pronësie.

Sipas Rezart Turdiut, përfaqësues i ZRPP-së, nga muaji maj-qershor zyrat e hipotekës do të afishojnë në vende publike lehtësisht të dallueshme për qytetarët listat e pasurive që do të regjistrohen.

Këto vende mund të jenë kopshte, shkolla apo godina publike, ku qytetarët mund të verifikojnë të dhënat e pasurisë dhe më pas mund të bëjnë korrigjimet e mundshme. Ndaj përfaqësues të ZRPP-së i bëjnë apel qytetarëve që të verifikojnë listat përpara se të dhënat të hidhen në sistem.

r.l/NOA

KOMENTE