Tiranë, 27 prill, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i shoqëruar dhe nga deputeti i qarkut të Tiranës, Eduard Shalsi, ka vazhduar sot takimet "Derë më Derë" me banorët e njësisë bashkiake, nr.9.
Gjatë këtyre takimeve, Rama ka shpërndarë fletëpalosjet dhe ka dëgjuar nga afër arsyet pse të gjithë qytetarët e saj do të jenë të pranishëm në protestën e 30 prillit që organizohet nga Partia Socialiste për të kundërshtuar politikat rrënuese ekonomike të qeverisë.
"E gjithë kriza që ka pllakosur në Shqipëri është një e keqe që i ka rrënjët tek kutitë e mbyllura, po nuk u hapën kutitë nuk shpëtojmë dot nga kjo e keqe. Kjo qeveri që merr borxhe po varfëron çdo ditë shqiptarët, pasi këto borxhe dhe pse i merr qeveria, i paguani ju", u është drejtuar Rama qytetarëve.
Duke u kërkuar të gjithëve të vijnë në shesh, më 30 prill, pasi u është vjedhur vota dhe kanë të drejtë ta kërkojnë atë.
n.e/NOA