Tiranë, 27 prill, NOA - Çdo minutë në botë vdes një grua nga komplikimet e lidhura me shtatzëninë dhe lindjen e fëmijës, ndërsa janë çdo ditë rreth 29 000 fëmijë të cilët vdesin para moshës 5 vjeç.
Ndërkaq, sëmundje si tuberkulozi, AIDS apo malaria vrasin më shumë se pesë milionë njerëz çdo vit me një kosto prej miliona dollarë për ekonomitë e vendeve tashmë të dobëta.
Ky është një bilanc i rëndë i vdekshmërisë, publikuar nga raporti i fundit për vitin 2010 nga Projekti për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit për shëndetin.
I hartuar nga Veprimi i Shëndetit Global dhe rrjeti Evropian i OJQ-ve të përfshira në projektet për shëndetin dhe të drejtat e njeriut, ai paraqet domosdoshmërinë e rritjes së vlerës prej 0.1% të PBB-së të kuotave të caktuara për përmirësimin e shëndetit në vendet në zhvillim.
"Vetëm me këtë përqindje financimit, mund të fillohet puna për të ngushtuar hendekun financiar që qëndron në arritjen e objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit për shëndetin", citon raporti.
Evropa është donatori më i madh në botë përsa u përket shpenzimeve totale të ndihmës për vendet në zhvillim, por kanë mbetur pas vende të tjera në përqindjet e caktuara për shëndetin.
n.e/NOA