Kopenhagen, 27 prill, NOA - Eshtë 32-vjeç, ka origjinë shqiptare dhe quhet Rene Rexhepi. Përveç këtyre, ai është edhe menaxheri i restorantit të vlerësuar si më i miri në botë që publikohet nga revista prestigjioze britanike "Restorant".
Restoranti i i shqiptarit nga Maqedonia Rene Rexhepi, me emrin "Noma", ndodhet në Danimarkë, aty ku ai përgatit vetëm ushqime të vendeve nordike.
Me babain shqiptar nga Maqedonia, kurse nënën daneze, 32-vjeçari është një gastronom i talentuar dhe menaxheri kryesor në këtë restorant të vlerësuar si më i miri në botë aktualisht.
Rexhepi konkretisht, ka si cilësi të tij karakteristike që gjatë punës, ushqimet e siguruara nga bimët e egra, si lulet dhe gjethet me shije të hidhur, t'i servirë me fruta deti, duke i kthyer në menu të mrekullueshme dhe fantastike që pëlqehen prej gjithë botës.
n.e/NOA