Kopenhagen, 27 prill, NOA - Restoranti më i mirë në botë është danez dhe është i vendosur në një magazinë të vjetër në portin e Kopenhagenit, tashmë e shndërruar si një vend relaksues dhe mjaft i dëshiruar për klientët.
Vlerësimi është dhënë në revistën britanike "Restorant", e cila çdo vit publikon një renditje të 50 restoranteve me nivelin më të lartë të shërbimit në botë në bazë të vlerësimeve të 800 ekspertëve ndërkombëtarë të gastronomisë.
Sipas revistës "Restorant", suksesi i restorantit danez, i quajtur ambasadori i ri i kuzhinës nordike, bazohet në mënyrë rigoroze tek tradita lokale dhe përbërësit sezonalë.
Ndërkaq, restorantet italiane përfaqësohen në këtë listim me vendin e gjashtë, "Osteria di Modena", e cila në krahasim me vitin e kaluar fitoi shtatë pozicione.
n.e/NOA