English

Shkarkohet nga detyra trajneri Bruno Labbadia

Gjermani, 27 Prill NOA - Pas humbjes së Hamburgut në ndeshjen e fundit të Bundesligës ku ekipi gjerman u mund me rezultatin 5 me 1 nga Hoffenheim, stafi drejtues i klubit ka vendosur të heqë nga detyra e tij teknikun Bruno Labbadia.

Një vendimi i cili është marrë vetëm pak ditë para ndeshjes së gjysmëfinales së Europa League, ku Hamburgu do të përballet me Fulham.

Ky lajm u bë i ditur nga "Hamburger Morgenpost" të cilët dhanë dhe zyrtarizimin për sa i përket heqjes së Bruno Labbadia nga posti i trajnerit.

Duke parë se momentalisht ata Hamburgu është pa një trajner, atëherë mund të themi se ky sezon i tyre do të mbyllet në këtë mënyrë kjo duke parë se kanë mbetur dhe shumë pak ndeshje për tu luajtur, si në kampionat ashtu dhe në Europa League.

r.b/NOA

KOMENTE