Hinkley, 28 prill, NOA - Ajo është nëna më e vogël në Britaninë e Madhe, 93 cm e lartë. Djali i saj Aidan, vetëm 14 muajsh, është tashmë më shtatlartë se ajo.
Amanda Moore, 25-vjeçe jeton në Hinkley, pranë Coventry e vuan nga një çrregullim i rrallë që pengon rritjen fizike që nga foshnjëria.
Lindur me 14 eshtra të dëmtuara, Amanda dha dorëheqjen për të mos pasur fëmijë, pasi mjekët i kishin thënë se do të ishte shumë e rrezikshme për shkak të trupit të saj pak a shumë të vogël.
Por, pasi zbuloi se ajo është shtatzënë, 25-vjeçarja ka refuzuar abortin dhe ka lindur Aidanin. Ndryshe nga Amanda, burri i saj Steven Fyfe, 20-vjeçar, është 1.85 m dhe prej tij Aidan ndoshta ka trashëguar gjatësinë.
"Aidan po rritet shume shpejt, - ka cituar Amanda për revistën "Sun", - e dija se do të bëhet më i gjatë se unë, por kurrë nuk e kisha menduar kaq shpejt. Ai është vetëm 14 muajsh".
a.k/NOA