English

AKR: Vanuatu, shteti i 66-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 28 prill, NOA - Republika e Vanuatus është shteti i 66-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Letra e njohjes nga ky shtet ka ardhur në adresë të partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR), bëri të ditur zëvendëskryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila.

AKR-ja ka shpërndarë për media një letër të njohjes së shtetit të Kosovës nga Republika e Vanuatus, e cila i adresohej ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Notën e njohjes e ka dërguar ministri i Punëve të Jashtme i Vanuatu-s, Joe Natuman.

NOA-INA

KOMENTE