Paris, 28 prill, NOA - Babai 82-vjeçar i presidentit francez, Nikolas Sarkozi ka hapur një ekspozitë pikture me punimet e tij, duke përbërë kështu një surprizë për publikun francez.
Bëhet me dijeni se Pol Sarkozi, i ka krijuar pikturat e tij në bashkëpunim me artistin gjerman të kompjuterave, Verner Hornung.
Një nga punimet e veçanta që shfaqen në këtë ekspozitë është ai i një portreti të çiftit presidencial Nikolas dhe Karla Bruni, të cilin ai e ka bërë pas martesës së këtyre të dyve.
Vetëm pak javë më parë, Pol Sarkozi, botoi librin e tij me titull "Kaq shumë jetë", në të cilën rrëfen udhëtimin e vështirë të jetës së tij, me detaje si ai i të fjeturit në një stol, natën e tij të parë në Francë, në vitin e largët 1948.
n.e/NOA