Bruksel, 28 prill, NOA - Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, tha se vendet e Bashkimit Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane janë të "përkushtuar të garantojnë stabilitetin" e eurozonës në kohën e shtimit të frikës nga përhapja e krizës së Greqisë.
Bashkimi Evropian është zotuar që bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar t'i japin Greqisë 45 miliardë euro hua për ta ndihmuar që t'i paguajë borxhet.
Por Gjermania, e cila pritet të kontribuojë me afro 8.4 miliardë euro, insiston në kushte të rrepta përpara se t'i japë paratë Greqisë.
Një sondazh në Gjermani tregoi se më shumë se gjysma e gjermanëve janë kundër ndihmës për Greqinë.
NOA/RFE