English

Berisha: Prioriteti i arsimit të lartë, degët e inxhinierisë

Tiranë, 28 prill, NOA - Zhvillimi i arsimit të lartë do të jetë një prioritet i vazhdueshëm i qeverisë, por më shumë rëndësi duhet tu kushtohet degëve për të cilat ka më shumë kërkesa nga tregu vendas dhe ai evropian.

Në ceremoninë e inaugurimit të godinës së Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, kryeministri Sali Berisha, theksoi se është e nevojshme që të investohet në këto degë të rëndësishme.

Ai u shpreh se qeveria do të mbështesë fuqishmish këtë fakultet, me të gjitha investimet e nevojshme, në mënyrë që studentët së bashku me stafin akademik te tij të shndërrohen në prodhues të shkëlqyer soft-esh.

"Ajo përbën përparësi absolute dhe në projektin tonë, po t'i kthehemi termave të fizikës, përbën Levën e Arkimedit për të shkëputur vendin nga një trashëgimi e papërshtatshme dhe për ta vendosur atë në stadin më të avancuar të moshës dixhitale. E kam pritur me shumë kënaqësi themelimin e kësaj dege në këtë fakultet. Ne do të mbështesim çdo degë në arsimin e lartë, por detyrat më prioritare të qeverisë në projektin e zhvillimit qëndrojnë në degët tuaja", tha Berisha

Ai theksoi se presim që fakultetet të shndërrohen në qendrat më të fuqishme, jo vetëm për përgatitjen e specialistëve të rinj, por të shndërrohen në qendrat më të fuqishme të kërkimit shkencor.

m.xh/NOA

KOMENTE