Tiranë, 28 prill, NOA - Me qëllimin e realizimit të transparencës maksimale me publikun për mënyrat e investigimit të interesave private të zyrtarëve të lartë shqiptarë,
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të hedhë një short publik për për kontrollin e zyrtarëve.
I titulluar "ILDKP, me dyer të hapura", aktiviteti në fjalë do të ketë të pranishëm ditën e nesërme edhe ambasadorin amerikan, John Uithers.
Konkretisht, në këtë aktivitet, do të hidhet edhe shorti për përzgjedhjen e 4 përqind të zyrtarëve që kalojnë në kontroll të plotë.
n.e/NOA