English

Dy të rinj plagosen me thika në mes të Tiranës

Tiranë, 28 prill, NOA - Një sherr i cili më pas ka përfunduar në një plagosje mes palëve me thika, ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në qendër të Tiranës, konkretisht në bulevardin "Zogu i parë".

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake prej burimeve policore, sipas të cilave, bëhet fjalë për disa të rinj, të cilët kanë kryer një sherr banal duke përfunduar me plagosjen dy prej tyre.

Bëhet fjalë për dy bashkëmoshatarët 19-vjeçarë me emrat Durim Vitrina dhe Denis Dollapi, të cilët kanë mbetur të plagosur nga thikat e njëri-tjetrit duke u zhvendosur nga shkolla "Sami Frashëri", drejt bulevardit "Zogu i Parë".

Menjëherë të dy 19-vjeçarët janë nisur në Spitalin Ushtarak ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

n.e/NOA

KOMENTE