Tiranë, 28 prill, NOA - Në datën 29 Prill, në orën 18:00 në sheshin përpara Akademisë së Arteve do të festohet për herë të parë në Shqipëri "Dita Ndërkombëtare e Kërcimit".jë event i madh që vjen përpara publikut kryeqytetas nga Roberta Mone dhe regji të Sonila Kapidanit, me një staf profesionistësh për të festuar këtë ngjarje të rëndësishme kulturore që zhvillohet në të gjithë botën.
"Kërcimi është disiplinë, punë, mësim, komunikim. Nëpërmjet tij ne themi fjalë që ndoshta të tjerët do të ishte e vështirë t'i kuptonin dhe flasim një gjuhë universale për të gjithë. Kjo na jep kënaqësi, na bën të lirë, na pajis ne qënieve njerëzore me mundësinë që të fluturojmë si zogjtë, duke na afruar më shumë me hyjnoren, me pafundësinë, thotë drejtoresha artistike, Roberta Mone. 2010-ta është hera e parë që e bën Shqipërinë pjesë të festimit mbarëbotëror të këtij eventi.
Do të jetë një spektakël prej 2 orësh, pjesë e të cilit mund të jetë edhe vetë publiku, me moton:
"Let's Dance on the I'ts International DanceDay!".
Është një eveniment që festohet në të gjithë botën që në 29 Prill të vitit 1982, i krijuar nga Këshilli Internacional i Kërcimit dhe UNESCO. Kjo ditë përkujton ditëlindjen e Zhan Zhorzh Noverit i cili ishte një nga reformatorët e famshëm të kërcimit.
Kjo ditë i kushtohet gjuhës që gjithkush nga ne mund të flasë, gjuhës së trupit dhe të shpirtit. Pyetur për qëllimin dhe mesazhin që kjo ditë përcjell, Roberta Mone, drejtore artistike e këtij eventi thotë: "Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave, artistët e të gjitha zhanreve të festojnë së bashku në një ditë të vetme.
Kjo ngjarje kulturore mundësohet nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Spektakli do të përcjellë ritme të ndryshme muzikore ndërthurur me mjeshtëri nga artistë të rinj të Akademisë së Arteve në ritmin e Tangos, trupa e qendrës " Let's Dance" me zhanrin modern dhe profesionistë në kërcimet latine, gjimnastika ritmike dhe valle të traditës folklorike shqiptare.
m.s/NOA