English

Fullani: Norma bazë e interesit nuk ndryshon, 5.25%

Tiranë, 28 prill, NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi sot se Banka e Shqipërisë do të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.25% .

Në një konferencë për mediat, Fullani bëri analizën e ekonomike duke thënë se "ekonomia shënoi rritje në nëntë mujorin e parë të vitit 2009 dhe në tremujorin e fundit u tkurr". Gjithashtu Fullani u shpreh se zhvillimi i ekonomisë është "përcaktuar nga tkurrja e investimeve private dhe publike ashtu sikurse ngadalësimi i konsumit vetjak".

Analiza e Fullanit përfshinë tre mujorin e fundit të 2009-ës.

Guvernatori shtoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.8% gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas.

m.xh/NOA

KOMENTE