Berlin, 28 prill, NOA - Qeveria gjermane do të vendosë të ndihmojë Greqinë pas përfundimit të negociatave në mes të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeverisë së Athinës.
Deklarata është lëshuar nga zëvendës kancelari dhe ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vesterwelle.
"Gjermania, - ka përsëritur ai, - nuk do lëshojë një çek të bardhë për Greqinë. Athina duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe ndihmat mund të përdoren vetëm si mjeti i fundit".
a.k/NOA