Pogradec, 28 prill, NOA - Ndoshta nga xhelozia, pse jo, edhe inati që ajo "i ka marrë burrin", një grua ka rrahur femrën me të cilën bashkëjeton tani ish-bashkëshorti i saj.
Ngjarja e pazakontë mësohet të ketë ndodhur në fshatin Lin të Pogradecit dhe bëhet me dijeni nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, pasi u ka mbërritur kallëzimi penal nga vajza e rrahur 27-vjeçare, me inicialet A.Ll.
Mësohet ndër të tjera, se në këtë akt të dhunshëm është përfshirë edhe vajza 17-vjeçare e babait S.Avdullari, e cila duket se e ka ndihmuar nënën e saj në këtë rrahje, e shtyrë dhe ajo nga inati për prishjen e familjes.
Ndërkaq, vajza e re e dhunuar rezulton të jetë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa kanë nisur të kryhen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të "Plagosjes së lehtë me dashje në bashkëpunim" dhe "Dhunim banese" parashikuar nga nenet 89 e 112 të Kodit Penal, ndaj nënës së lartpërmendur me emrin A.Avdullari, 39-vjeçe dhe vajzës së saj L.Avdullari, që të dyja banuese në qytetin e Pogradecit.
n.e/NOA