Tepelenë, 28 prill, NOA - Një shpërndarës lëndësh narkotike është arrestuar në flagrancë nga forcat policore, duke i sekuestruar një sasi marijuane prej 200 gramësh, së bashku me 90 fishekë luftarakë.
Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë së Gjirokastrës, sipas të cilave, i ndaluari është Eduart Lami, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë.
Arrestimi i tyre u bë për arsye se pas informacionit në rrugë operative se në një banesë të fshatit Kras në Tepelenë kishte një sasi të dyshuar lënde narkotike dhe pas kontrollit të ushtruar brenda saj është konstatuar një qese plasmasi që kishte brenda lëndë narkotike e llojit marijuanë, si dhe një sasi prej 90 fishekësh luftarakë model 56.
Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme mbi veprën penale të "Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve", si dhe për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", vepra këto të parashikuara nga neni 283 dhe 278/3 të Kodit Penal.
n.e/NOA