English

Kinë, një person plagos me thikë 18 nxënës dhe mësuesin

Kinë, 28 prill, NOA - Një person ka sulmuar me thikë dhe ka 18 nxënës dhe një mësues, në një shkolle fillore në jug të Kinës, raporton agjencia Xinhua. Njoftohet se të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

Agjencia AP përkujton se kohët e fundit në Kinë kanë ndodhur disa sulme ndaj nxënësve në shkolla.

Në shkurt, 2008 në qytetin Leigou, dy nxënës u vranë nga shoku i tyre i shkollës, i cili pastaj u hodh nga kati i pestë.

Në provincën fqinje Fugina, sot u ekzekutua Jang Minsheng, i cili në 23 mars në oborrin e shkollës vrau tetë fëmijë.

NOA

KOMENTE