Tiranë, 28 prill, NOA - Projekti i njohur i Korridorit VIII mbledh nesër në Tiranë, në kuadrin e nismës iniciativës së ambasadës italiane "Italia e Shqipëria 2010: Dy Popuj, një Det, një Miqësi", palën shqiptare, italiane, maqedonase dhe atë bullgare për të diskutuar rreth tij.
Me temën "Korridori VIII: Një urë mes Adriatikut dhe Detit të Zi", kjo konferencë parashikon diskutimin mes ministrave respektivë të transporteve rreth këtij projekti të rëndësishëm.
Ndërkaq, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Komisionit Europian, administratës doganore të vendeve të Ballkanit, institucioneve financiare ndërkombëtare si BEI, BERZH, BB dhe të sipërmarrjes së këtyre vendeve.
Korridori VIII është një prej Korridoreve të Rrjetit Europian të Transporteve i njohur nga Bashkimi Europian, një lidhje intermodale Perëndim- Lindje mes Zonave Paneuropiane të Transportit, deteve te Adriatikut e Jonit dhe Detit të Zi, që nis nga portet e Barit e Brindizit në Itali dhe mbërrin në ato bullgare të Detit të Zi, pasi përshkon territorin shqiptar, maqedonas dhe bullgar.
n.e/NOA