Tiranë, 28 prill, NOA / Rajmonda Lajthia - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i është rikthyer krizës greke, kësaj radhe, duke pohuar se ajo do të ketë ndikim në ekonomitë e dy vendeve, Shqipëri dhe Greqi, por nuk do të cënojë aspak sistemin bankar.
Sipas Fullanit, bankat në vendin tonë rezultojnë me tregues të shëndoshë dhe janë brenda standarteve europiane.
"Natyrisht, ne mendojmë dhe urojmë që kriza greke të zgjidhet sa më shpjet, pasi do të ndihmonte në proceset avancuese të ekonomive në të dy vendet", - u shpreh Fullani.
Nga ana tjetër, kreu i Bankës së Shqipërisë u ndal edhe në procesin e marrjes së Eurobondit.
Pas këtij procesi, qeveria shqiptare do t'i duhet të bëjë më shumë kujdes me treguesit e saj ekonomikë dhe monetarë, pasi do të jetë e mbikqyrur nga tregu ndërkombëtar.
Gjatë konferencës për shtyp, guvernatori Fullani u ndal edhe në situatën ekonomike gjatë 3 muajve të parë të vitit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i aktivitetit ekonomik i konstatuar gjatë fundit të 2009 ka vijuar edhe këtë fillim viti.
Ndërkohë, inflacioni vijon të mbetet në norma të larta.
Sipas bankës, vetëm pas 6-mujorit të dytë, norma e inflacionit do të ndryshojë me tendencë rënëse.
r.l/n.e/NOA