English

Marrëveshja e Ohrit, do të rishikohet brenda vitit

Shkup, 28 prill, NOA - Në një periudhë 1-vjeçare, marrëveshja e Ohrit do t'i nënshtrohet rishikimit të zbatimit të saj, sidomos në sferën e përfaqësimit dhe se kjo strategji e mbështetur nga Bashkimi Evropian do të jetë nën mbikëqyrjen e diplomatit belg Valter Van Dam.

Projekti i ri për përkrahjen e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ka marrë dritë jeshile edhe nga Brukseli zyrtar, ndërsa ambasadori i BE-së, Ervan Fuere ka kërkuar përgjegjësi kolektive lidhur me implementimin e kësaj marrëveshje,që doli nga konflikti i vitit 2001.

"Fryma e këtij dokumenti, duhet të bartet si përgjegjësi kolektive nga qeveria, dhe jo vetëm tek një person. Marrëveshja e Ohrit është hap i rëndësishëm, megjithatë duhet akoma të punohet, prandaj apeloj te qeveria që të ketë kujdes në segmentin që ne e quaj frymë e Marrëveshjes së Ohrit duke siguruar që kjo frymë është përgjegjësia kolektive nga gjithë qeveria e jo vetëm e zv/kryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit", ka deklaruar Fuere.

Përgjegjësi për implementimin e kësaj marrëveshje, zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi ka shtuar se me këtë projekt mbështetës ndihmohet procesi i implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Zv/kryeministri për Eurointegrime, Vasko Naumovksi, ka theksuar se prioritet i qeverisë mbetet Marrëveshja e Ohrit dhe se ky projekt paraqet rishikim të strategjisë së qeverisë nga viti 2007 për përfaqësimin e drejt dhe adekuat të bashkësive etnike.

NOA-INA

KOMENTE