English

Me moton "Mbro Lirinë", FRESSH mbledh të rinjtë e Qytetit Studenti

Tiranë, 28 Prill NOA - Forumi Rinor Euro Socialist, protestoi të mërkurën pasdite në sheshin "Demokracia", në qytetin studenti, me moton "Mbro lirinë". Në protestën e FRESSH ishin të pranishëm qindra studentë.

Protesta e studentëve kishte në qendër të saj kushtet mizerabël të arsimit, dhe mungesën e punësimit. Jo vetëm prindërit e tyre që janë hequr nga puna, por edhe mos hapja e vendeve të reja të punës, është shkaku i braktisjes së auditorëve nga ana e studentëve. Kjo sepse ata nuk kanë mundësi për të plotësuar nevojat minimale të jetesës, e jo më të mund të përballojnë koston e shkollimit në universitet.

"Ndërsa ne duam që të gjithë shqiptarët të informohen kurdoherë dhe për gjithçka, ndërkohë që hapja e kutive është rasti më elementar, pra ndërsa ne duam për të gjithë shqiptarët transparencë, GJENIU I VOGËL I KLANIT na servir vetëm errësirë- u shpreh Spiropali gjatë fjalës së saj duke atakuar kështu direkt televizionin Klan dhe programin e saj artistik dhe përdorur ato për të hedhur akuza ndaj televizionit dhe mazhorancës.

Sipas Elisa Spiropalit "ndërsa ne Shqipërinë e duam të lirë dhe me mundësi për të gjithë, ai e do të tërën vetëm për një KLAN të vogël, një grusht njerëzish afër tij. Ndërsa për ne, trualli i ngurtë dhe detar i Shqipërisë është i shenjtë, dhe i pa prekshëm deri në amshim, gjeniu i vogël i manovrave mediatike apo, GJENIU I VOGËL I KLANIT, e ka nxjerrë atë truall në tezgë për ta shitur nëpër labirinte lobingjesh të errëta ndërkombëtare

për interesa politike imediate, për të vetmin qëllim që të rrijë sa më gjatë në pushtet".

Në protestë kanë folur dhe disa studentë. Një prej tyre tha se "dyert e universiteteve po braktisen sepse kjo qeveri në fund të viteve akademike në vend të diplomave ju jep studentëve certifikata pa tituj".

Kurse shtoi se "të rinjtë enden rrugëve të botës, sepse kjo qeveri është e paaftë për programe punësimi, e paaftë për t'ju dhënë atyre një të ardhme më të mirë, të ardhmen që ata meritojnë".

Jeta e çdo familjeje shqiptare, - u shpreh një student tjetër, është duke u vështirësuar çdo ditë e më shumë sepse kjo qeveri po përpiqet të shvasë edhe qindarkën e fundit të mbetur në xhepin e çdo qytetari shqiptar.

r.n/NOA

KOMENTE