English

Olldashi e Montobio inaugurojnë investimet në Vorë

Vorë, 28 prill, NOA - Ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe Ambasadori i Spanjës, Manuel Montobbio inauguruan disa investime të qeverisë spanjolle, në qytetin e Vorës.

Investime , me vlerë miliona lekësh kanë të bëjnë me përmirësimin e ambjetit të këtij qyteti.

Investim prej 20 milion lekë përfshin rehabilitimin e sipërfaqeve të gjelbra në qytetin e Vorës, ripyllëzimin e kodrave me 2700 ullinj në zonës e Gërdecit si dhe pasjen laboratorike të 5-së shkollave të kësaj zone.

"Ky është një tjetër hap përpara në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Vorës dhe për këtë doja të falenderoja qeverinë spanjolle për vëmendjen që ka treguar në këtë rast.

Nga ana tjetër do doja të falenderoj dhe kryetarin e bashkisë së Vorës për përkushtimin që i jep qytetit, për punën sistematike, të përditshme në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të Vorës", u shpreh Ministri Olldashi.

Ndërsa ambasadori spanjoll Montobbio theksoi se ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës së qytetit të Vorës pas ngjarjes së 18 marsit. "Ky është një ndërtim material dhe kjo është diçka që mund të behet së jashtmi, pjesën tjetër ja lemë institucioneve të shtetit shqiptar" tha Montobio.

m.xh/NOA

KOMENTE