English

PS: Guvernatori të thotë cila është e vërteta e ekonomisë

Tiranë, 28 prill, NOA - Menjëherë pas daljes në publik të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, për të komunikuar shifrat e fundit të rritjes së ekonomisë, selia blu ka reaguar duke pohuar se ai ka deklaruar fakte të rreme.

"Ai përsëriti deklarimin e INSTAT-it se rritja ekonomike për vitin 2009 është 3.3%.

Këtë shifër nuk e beson më askush. Edhe FMN ka deklaruar se rritja është më pak se 3%.

Guvernatori duhet të shpjegojë a qëndron deklarata e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë e datës 14 prill 2010. Kushdo mund të llogarisë se, sipas asaj deklarate, rritja ekonomike para dy javësh ishte 0%", ka deklaruar deputeti socialist, Ilir Beqja.

Sipas tij, guvernatori duhet të japë shpjegime edhe mbi faktin se pse në tremujorin e parë ka transferuar si fitim në buxhetin e shtetit dy herë më shumë se 1 vit më parë, vetëm për të mbuluar mosrealizimin e të ardhurave.

n.e/NOA

KOMENTE