Tiranë, 28 prill, NOA - Qeveria miratoi sot zgjerimin e kategorive të subjekteve përfituese të së drejtës për strehim, duke përfshirë edhe akademikët, personalitete të shquara në fushën e shkencës, artit, kulturës, të sportit dhe fushave të tjera, njofton zyra e shtypit e Kryeministrisë.
Vendimi "Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë" përcakton se shqyrtimi dhe verifikimi i plotësimit të kritereve për përfituesit do të bëhet nga sekretarët e përgjithshëm të institucioneve dhe në rast se institucioni nuk e ka në organikë funksionin e sekretarit të përgjithshëm, nga titullari i institucionit.
"Vendimi përcakton që numri limit i përfituesve që deri më tani ka qenë 100, të jetë nga 150 deri në 200 subjekte përfituese", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë në lidhje me vendimin.
m.xh/NOA