English

Republikanët nisin përgatitjet për zgjedhjet vendore

Korçë, 28 prill, NOA - Partia Republikane ka nisur zyrtarisht përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme vendore. Kryesia e PR zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Asamblesë Rajonale të Qarkut të Korçës. Në qendër të këtij takimi ishte diskutimi për organizimin e degëve dhe nëndegëve në këtë qark, por edhe më gjerë.

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu theksoi se duhet tu kushtohet rëndësi dhe përzgjedhjes së kandidaturave.

Nga ana tjetër Mediu ka komentuar dhe reformat që po ndërmerren nga qeveria dhe situatën politike në vend.

Ai ka theksuar se opozita nuk mund të dal kundër interesave kombëtare në momentin që kërkohet bashkëpunim për liberalizimin e vizave.

m.xh/NOA

KOMENTE