Gjermani, 28 Prill NOA - Komisioni Disiplinor i UEFA ka skualifikuar lojtarin e Bajernit Franck Ribery për tre turne të Ligës së Kampionëve, gjë e cila do të thotë mungesa e tij në finalen e këtij evenimenti.
Kujtojmë se Ribery për arsye të një faulli mjaft të rëndë që shkaktoi në ndeshjen e parë me Lionin, u largua me kartonin e kuq nga arbitri italian Rosetti dhe gjithashtu për të njëjtën arsye u pezullua me tre turne në Ligën e Kampionëve.
Për francezin do të jetë një zhgënjim tepër i madh mospjesëmarrja e tij në finalen e Ligës së Kampionëve ku gjithashtu do të jetë një mungesë tepër e rëndësishme dhe për Van Gaal, i cili do ta ketë tepër të vështirë për të zëvendësuar denjësisht atë.
r.b/NOA