English

Rusia hap dokumentet për masakrën e Katinit

Moskë, 28 prill, NOA - Arkivat shtetërore të Rusisë kanë bërë publike në internet dokumentet nga Lufta e Dytë Botërore lidhur me masakrën e mijëra polakëve nga forcat sovjetike. Arkivi shtetëror "Rosarhiv" njoftoi se dokumentet janë postuar me urdhër të presidentit Dimitri Medvedev.

Në muajt prill-maj, 1940, rreth 22 mijë oficerë polakë dhe qytetarë tjerë të njohur u ekzekutuan nga policia sekrete e diktatorit sovjetik Josif Stalin në Katin dhe lokacionet tjera në Rusinë perëndimore.

Deklarata thotë se dokumentet ishin hapur vite më parë dhe përmbajtja e tyre dihej një kohë të gjatë. Por deri tash, origjinalet nuk kanë mundur të bien në duart e specialistëve.

Dokumentet të tjera për Katinin mbesin të klasifikuara.

NOA/RFE

KOMENTE